Detaje të reja nga vrasja në Shkodër/ Xhaxhai e qëlloi nipin 10 vjeçar teksa po pastronte çiften, u plagos dhe vetë

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër/ Xhaxhai e qëlloi nipin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (9 gusht 2022) në Shkodër ku një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte. 

Policia në një njoftim për mediat tregon se xhaxhai ka qenë duke pastruar çiften në momentin që ka vrarë me armë nipin e tij. Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë 68 vjeçari.

 “Rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezilit për jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET