Shkodër/ Shuhet zjarri në Okol, u dogjën dëllinja dhe barishte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 16:53
Një tjetër vatër zjarri është shuar në Okol, Theth, Njësia Administrative Shalë më Shkodër.
Burime për Ora News, se si pasojë e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe pyjore janë djegur 30 dëllinja dhe barishte.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz ndërsa zjarri është shuar përfundimisht.
Në operacionin për shuarjen e tij morën, pjesë 4 banorë dhe një mjet nga Administrata e Zonave te Mbrojtura.