Shkodër, rindërtohet skena e atentatit ndaj Alban Bruçajt

Ekspertët e kriminalistikës rindërtuan në Shkodër dinamikën e atentatit ndaj 25 vjeçarit Alban Bruçaj, ngjarje që është pasuar nga dy vrasje në kryeqendrën e veriut.

Makina me shenja plumbash në mes të rrugës dhe rrethuar me polici që shikoni në video, fillimisht ngjalli dyshime mes banorëve të Shkodrës për ngjarje kriminale.

Më pas u sqarua se bëhej fjalë për një eksperiment hetimor për atentatin ndaj Alban Bruçaj, mbrëmjen e 25 gushtit 2022.

Ekspertët e kriminalistikës inskenuan të plotë ngjarjen dhe për këtë kishin sjellë aty edhe makinën me të cilën udhëtonte 25-vjeçari Bruçaj.

Ky i fundit u sulmua me breshëri plumbash, teksa udhëtonte me këtë makinë në lagjen “Partizani". Fatmirësisht arriti të shpëtojë pa lëndime.

Autorët sipas dëshmive lëvizën me një motor dhe ishin të maskuar, ndërsa policia i ka identifikuar si Tornato Fusha dhe Bajram Çekorja.

Pas kësaj ngjarje, dy vrasje kanë tronditur Shkodrën.

Ismet Çekorja u vra 4 ditë pas doli doli në një deklaratë ku mohoi përfshirjen e të birit 24-vjeçar në atentatin ndaj Alban Bruçaj.

Më 18 shtator u vra në një lokal Erjon Xhenje. I riu besohet se është viktimë e hakmarrjes së Bajram Çekorjes, tashmë i shpallur në kërkim si autor i krimit, për vrasjen e të atit në derë të Shtëpisë në lagjen "Guerrile".

Në 9 muaj të 2022, në Shkodër janë shënuar 7 vrasje, autorët e të cilave janë të gjithë të lirë.

EMISIONET