E rëndë në Shkodër, xhaxhai vret aksidentalisht me çifte nipin 10 vjeç

Një 68-vjeçar ka vrarë aksidentaliosht nipin e tij në Dajç të Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, teksa i 68-vjeçari ishte duke pastruar armën e gjahut, e cila ka shkrepur në mënyrë aksidentale.

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 10 vjeçar ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Samrisht të njësisë administrative Dajç, në Shkodër.

I mituri u qëllua aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij teksa ky i fundit po pastronte armën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

10 vjeçari humbi jetën para se ambulance të mbërrinte në vendin e ngjarjes, pasi [plaga që iu shkaktua atij ishte fatale.

Burime bëjnë me dije se xhaxhai I B. JAKAJ, Vlash Jakaj, 68 vjeç ishte duke pastruar armën e gjahur kur ajo është shkrehur.

Arma e llojit ‘çifte’ që i mori jetën të miturit ishte me leje në ngarkim të xhaxhait.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë 68 vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje shkoi menjëherë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes e cila ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës.

Ora 22:55 Po pastronte çiften, xhaxhai vret nipin 10 vjeç

Policia jep informacion lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në Shkodër ku një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte. 

Ngjarja ka ndidhur në fshatin Samrisht të Shkodrës. Xhaxhai 68 vjeçar ka qenë duke pastruar çiften kur aksidentalisht ka qëlluar 10 vjeçarin.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur dhe vetë në dorë

 “Rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç. Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezilit për jetën”, njofton policia e Shkodrës.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Ora 22: 15 E rëndë në Shkodër, xhaxhai vret aksidentalisht nipin me çifte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (9 gusht 2022) në në Dajc të Shkodrës.

Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte, raporton Ora News.

I mituri ka marrë plagë të rënda, duke ndërruar jetë direkt.

Pritet hetimi i policisë dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.

EMISIONET