Shkodër, qarkullonte me arme në makinë, arrestohet 42-vjeçari

Shkodër, qarkullonte me arme në makinë, arrestohet
Arma e sekuestruar

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 42-vjeçari në Shkodër.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, policia ka gjetur në automjetin e 42-vjeçarit, poshtë sediljes një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në  bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET