Shkodër/ Përfshihet nga zjarri Mali i Taraboshit, digjen pyje e kullota, zjarrfikësja në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2021, 18:18
Pasditen e sotme, Mali i Taraboshit në Shkodër është përfshirë nga zjarri.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë si pasojë e zjarrit janë djegur pisha e kullota.
Mësohet se 2 zjarrfikëse kanë arritur në zonë, dhe po përpiqen që të neutralizojnë flakët.