Shkodër/ Kamioni del nga rruga, plagoset shoferi 28-vjeçar

Shkodër/ Kamioni del nga rruga, plagoset shoferi 28-vjeçar
foto ilustruese

Një kamion ka dalë nga rruga në Shkodër, pasi drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi i kamionit. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

EMISIONET