Shkodër/ E moshuara gjendet pa shenja jete, ja çfarë dyshohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 13:27
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në fshatin “Grudë e Re” në Shkodër, ku një 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete.
Policia njofton se dyshohet që e moshuara ka varur veten në oborrin e banesës së saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.