Shkëmbim përvoje mes Policisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës

Shkëmbim përvoje mes Policisë së Tiranës dhe asaj

Përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës vizituan Drejtorinë e policisë së Rajonit të Prishtinës.

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë delegacioni i kryesuar nga drejtuesi i parë, Tonin Vocaj si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë u prit nga drejtori rajonal, nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës prezantoi para të pranishmëve strukturën punën, sfidat dhe aktivitetet e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

Palët gjatë takimit shkëmbyen idetë e përvojat më të mira në fusha të ndryshme, të cilat do të shërbenin në parandalimin e kriminalitetit dhe dukurive antisociale.

Xhata dhe Vocaj gjatë takimit diskutuan edhe për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në nivelin rajonal apo edhe në nivelet e tjera.

EMISIONET