Shkarkohet mësuesja me dëftesë false, u denoncua tek "Ora Investigim"

Pas denoncimit të ‘Ora investigim’ reagon Ministria e Arsimit. Largon nga puna mësuesen që kishe falsifikuar dëftesën e pjekurisë.

Pak kohe me parë ‘Ora investigim’ ka publikuar fakte dhe dokumenta  se si individë që nuk kanë kryer asnjë vit të shkollës së mesme  japin mësim në gjimnaz.

Më konkretisht bëhej fjalë për shtetasen me iniciale F.H e cila ishte mësuese në gjimnazin ‘Elez Isuf Ndreu’ në Kamëz.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas një investigimi disa mujor rezultoi se numri amzës në dëftesën e pjekurisë së mësueses nuk rezultonte as në arkivë dhe as në shkollen e mesme të Saukut ku ajo pretendonte se kishte kryer 4 vite gjimnaz.

Mesusja  me iniciale F.H jepte mësim prej 16 vitesh në gjimnaz, por ajo personalisht  nuk e kishte kryer shkollen e mesme dhe kishte katapultuar nga 8-vjeçarja në Universitet.

Publikimi i këtyre fakteve ka vënë në lëvizje Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Pas verifikimit të dokumentacionit nga institucioni arsimor ka rezultuar ajo që ‘Ora investigim’ ka denoncuar, mësuesja ka ushtruar profesionin me dëftesë pjekurie falso.

Drejtoria e gjimnazit ka marrë masa ndaj mësueses me iniciale F.H duke bërë zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës. Që nga data 4.4.2022 mësuesja që falsifikoi dëftesën e pjekurisë nuk është në mardhënie pune ndërkohë po vijohet edhe me ndjekjen e procedurave të mëtejshme ligjore për këtë rast.

EMISIONET