Shkaktuan aksidentin tragjik në Cërrik, arrestohen dy shoferët

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë të hënën në një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e një personi.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në aksin ‘Cërrik-Gramsh’, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi A. H., 52 vjeç, pasagjer, si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit G. K., 21 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ me pasojë vdekjen”, njofton policia.

Po nga blutë e Elbasanit, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 26 vjeç, pasi automjet që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 38 vjeç. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K., 41 vjeç, pasi në aksin rrugor ‘Librazhd-Elbasan’, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. C., 31 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi R. K. dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin N. C., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET