Shitje kokaine dhe pastrim parash në Britani, dënohet me 15 vjet burg shqiptari

Shitje kokaine dhe pastrim parash në Britani, dënohet me 15 vjet burg

Një 43-vjeçar shqiptar i identifikuar se Ervin Patru është dënuar me 15 vjet burg në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash.

Ai u kap nga policia gjatë një operacioni në dhjetor 2020.

Hetimi filloi pasi oficerët analizuan mesazhet e ndara nga Patru në Encrochat, një platformë e koduar e mesazheve që u përdor kryesisht nga kriminelët dhe u rrëzua pas një hetimi në të gjithë Evropën

Nën pseudonimin ‘veteranbeer’, Patru shkëmbeu 14,000 rreshta mesazhesh në lidhje me shitjen e kokainës të Klasit A.

U gjetën gjithashtu mesazhe që lidhnin Patru me një arrestim të mëparshëm kur një shtetasi shqiptar iu gjetën katër kilogramë kokainë.

Mesazhi përmendi katër 'pako' të cilat 'u kapën' dhe ai shprehu lehtësimin që një bashkëpunëtor i 'rënë' nuk 'foli'.

Pas hetimit, ai u akuzua më 11 dhjetor të vitit të kaluar për  shitje të drogës të klasit A ​​dhe pastrim parash.

Patru u deklarua fajtor për të gjitha akuzat dhe u dënua të martën (22 qershor) në Gjykatën e Harrow Crown me 15 vjet burg.

EMISIONET