Shinasi Rama: PD në udhëkryq, Berisha do të kërkojë me çdo kusht të rimarrë Partinë

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare me banim në Amerikë, Shinasi Rama tregon për “Ora  Betit” pikëpamjet e tij e vendos pikat mbi I mbi atë çfarë do të ndodhë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi PD.

“Jeta politike e Berishës do përcaktohet në javët e ardhshme ndërsa jeta e PD është në krizë të thellë. Pasojat do të jenë të dukshme” thotë Rama në një koment dhënë për emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora.

Rama thotë se PD është në udhëkryq dhe Berisha “do të kërkojë me çdo kusht të rimarrë PD-në dhe për këtë do i drejtohet rrugës, militantëve besnikë, ish funksionarë që blihen e shiten nga organizata e parisë së Tiranës dhe të mobilizojë njerëzit të pakënaqur.

Ai e mbyll komentin e tij duke nënvizuar se “të gjithë piolitikanët që në një mënyrë ose në tjetër ia kanë pirë gjakun shqiptarëve, vjedhur pasurinë  dhe kanë shkatërruar nderin e moralin dhe e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet skllevërish."

EMISIONET