Shima, Kariqi dhe Pelushaj tregojnë "sekretet" e Ora News në 16 vjetorin e saj

Brahim Shima drejtori i Informacionit të RTV Oradhe gazetarët Besmira Pelushaj dhe Arnold Kariqi në emisionin "Jeto me Orën" në 16 vjetorin e themelimit të televizionit treguan eksperiencat e tyre në Ora Neës.

Kariqi thotë se "fakti që kam ikur dhe jam rikthyer do të thotë se kam gjetur një ambient të mirë".

Arnold Kariqi: Puna në Ora News është e bukur. Jo se duam të bëjmë qokën por unë e kam treguar me prova. Fakti që kam ikur dhe jam rikthyer do të thotë se kam gjetur një ambient të mirë.

Brahim Shima u shpreh "është bërë një sakrificë e madhe për të mos çeduar në atë që transmetojmë".

Brahim Shima: Përmes frymës së bashkëpunimit, të humorit dhe punës së gjithë stafit është bërë një sakrificë e madhe për të mos çeduar në atë që transmetojmë.

Pelushaj tregon se ka dhe raste kur ngrihen tonet e zërit "por e mira është që i kalojmë shpejt".

Ajo tregoi dhe momentet e saj të vështira.

Besmira Pelushaj: Ka raste që ngremë dhe zërin por e mira është që i kalojmë shpejt. Puna me lajmin është serioze, shpesh ke të bësh me ngjarje të vështira. Mua më ka ndodhur të ndihem jo mirë kur transmetohen  ngjarje të drejtëpërdrejta që kanë të bëjnë me dhunë  në familje, me krimin. Është shumë e vështirë në situata të tilla sidomos kur ke të bësh me jetën e njeriut. Kur ti sheh fëmijë të vuajtur, familje që jetojnë jashtë e kërkojnë ndihmë është e pamundur të mos prekesh. Dhe ti ndjen përgjegjësinë që të përcjellësh ndoshta dhe mesazhe.

EMISIONET