Shikoni videon: I veshur si grua, ja momenti kur i vihet eksploziv lokalit të policit në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 09:12
Ky është momenti kur një person i maskuar si femër ka vendosur tritol në lokalin dhe në furgonin e policit Ndrek Rrasa në Shkodër.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamje personi është i veshur me rroba të gjata dhe mban në kokë një paruke femrash.
Ai ndez eksplozivin dhe fillimisht e vë në lokal, më pas e vë edhe poshtë furgonit i cili në pak sekonda shpërthen në flakë.
Ndërkohë vetë efektivi pohon se nuk ka pasur konflikte me njeri, por gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.