Shfaqje 24 orëshe kundër korrupsionit, Jep alarmin, mos hesht!

Shfaqje 24 orëshe në rrugë kundër korrupsionit. Kjo është forma me të cilën nisma rajonale kundër korrupsionit ka vendosur të sensibilizojë opinionin përmës një shfaqje 24 orëshë.

Me performancën në rrugë synohet të tërhiqet vëmendja ndaj dëmit që korrupsioni i shkakton shoqërisë dhe rolin e rëndësishëm që çdo person duhet të ketë në luftën kundër korrupsionit.

Elmerina Ahmetaj Menaxhere e Projektit “Ndërprerja e heshtjes” nënvizoi ndërgjegjësimin e qytetarëve për ti dhënë fund korrupsionit.

“Korrupsioni shkakton dëme të mëdha në çdo aspect të shoqërisë por mund ti japim fund nëse vendosim të mos marrin pjesë në korrupsion”

Aktivisti Fatjon Biba tha se detyra e cdo te riu është të japë kontributin e tij për të sjellë ndryshimin në luftën kundër korrupsionit

Fatjon Biba:"Ka ardhur moment të tregohemi si qytetar i fortë e të distancohemi nga korrupsioni. Distancohu dhe nga punëdhënësi juaj duke e denoncuar kur është i korruptuar. Shoqëria përfiton nga kurajoja juaj, prandaj mos hesht."

 “Jep Alarmin“ është pjesë e fushatës edukuese-informuese që po realizohet nga Nisma Rajonale kundër korrupsionit, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit "Ndërprerja e heshtjes.

Sipas nismës kjo është një mënyrë simbolike për të mos marrë pjesë në korrupsionit që bëhet me paratë që duhet të investohen e të përdoren në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Shqipërisë.

EMISIONET