Shfaqja me kitare /Nxënësit e Shkodrës:Na kishte marrë malli për koncerte

Lanë pas një vit të vështirë dhe sfidues, ku mësimet më së shumti i morën online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo nuk i pengoi 8 nxënësit e shkollës artistike "Prenke Jakova" në Shkodër që në kurorëzim të punës të sillnin për të dhjetin vit koncertin "Ne luajmë kitarë".

Treguan pasionin dhe dëshirën për të qenë në të ardhmen pjesë e skenave të njohura.

"Më bëhet shumë qejfi që u riktheva në koncertin "Luajmë kitarë" sepse më kishte marrë malli," tha kitaristja Bilma Piranaj.

Shfaqja me kitare /Nxënësit e Shkodrës:Na kishte marrë malli

"Duartrokitjet e publikut janë suksesi jonë dhe kënaqësi të luajmë në kitarë," tha kitaristi Artjon Dagistani.

"Karajfilat që ka shkodra", profesor Gjon Shllaku në Piano dhe këngëtare iu bashkuan festës pas vështirësive që solli për artin periudha e pandemisë.

"Kanë dhënë maksimumin e tyre, pra edhe spe kjo periudhë e vështirë me mësime online," tha udhëheqësi artistik Dritan Mlika.

"Edhe sot ka qenë një mrekulli për nxënësit dhe ëmsuesit që i mësojnë këta fëmijë."

Pjesë të njohura të veprave shqip dhe atyre botërore u interpretuan në mjediset e muzeut historik "Oso Kuka".

EMISIONET