Sherr në mes të rrugës, policia gjobit shoferin e makinës pa targën metalike para

Sherr në mes të rrugës, policia gjobit shoferin e makinës pa

Policia e Durrësit ka gjobitur drejtuesin e një mjeti pa targën metalike në pjesën e përparme, i cili u shfaq duke penguar një automjet tjetër për të vijuar lëvizjen.

Masa erdhi pas publikimit të videos në rrjetet sociale.

"Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e policisë Durrës kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e shtetasit të shfaqur në video.Si rezultat, është shoqëruar në Komisariat shtetasi J. V., së bashku me automjetin që drejtonte" njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve ndaj këtij shtetasi është vendosur masë administrative prej 43000 lekësh të rinj, për shkelje të neneve 72, 99 dhe 156 të Kodit Rrugor.

EMISIONET