Sherr banal në një lokal në Elbasan/ Rrëzohet nga shkallët 41-vjeçari, dyshohet se është në koma
Një sherr banal ka ndodhur midis dy personave në një lokal, në afërsi të postës në lagjen "Vullnetari" në Elbasan.
"Shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar", njofton Policia.
Paraprakisht dyshohet se i lënduari ka përfunduar në koma. Autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.