Shembjet te “5 Maji”, sqaron Nano: Ja pse ndërhyri policia në mënyrë të dhunshme

Shembjet te “5 Maji”, sqaron Nano: Ja pse ndërhyri policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano, ka marrë pjesë në mbledhjen që Komisioni i Ligjeve po zhvillon  ditën e sotme për shembjen e banesave te “5 Maji” në Tiranë.

Deputetët e Partisë Demokratike kishin thirrur në dëgjesë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, por ky i fundit nuk ka ardhur dhe e  ka nisur me shkresë sqarimin e tij.

Ndërkohë Nano është shprehur se policia ka ndërhyrë pasi qytetarët kanë ushtruar dhunë  kanë kundërshtuar me forcë punonjësit dhe specialistët e IMT për të bërë punën e tyre.

Gledis Nano: Në orën 8:00 të mëngjesit kanë filluar veprimet nga specialistëve të IMT  për prishjen e banesave. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve ka pasur reagime të dhunshme nga disa banorë të cilët  me veprimet e tyre penguan futjen e fadromave për prishjen e banesave. Gjithashtu nga persona që kundërshtuan veprimet e IMT, është tentuar ti vihet flaka një mjeti. Në këto kushte është ndërhyrë nga strukturat policore që kanë shoqëruar në komisariat 8 shtetas që kundërshtuan punonjësit e policisë.

Ndër të tjera ai tha se gjatë shoqërimit të shtetasve në komisariat është përdorur forcë proporcionale, në raport me kundërshtimin dhe mosbindjen nga ana e qytetarëve.

Gledis Nano: Gjatë shoqërimit të shtetasve është përdorur forcë proporcionale në raport me kundërshtimin dhe mosbindjen e ushtruar prej tyre. Personat e shoqëruar janë lënë të lirë pas përfundimit të veprimeve përkatëse proceduriale. këto kanë kundërshtuar forcat e policisë së shtetit dhe nuk janë bindur për të liruar banesat e tyre.

EMISIONET