Shembet rruga, izolohet fshati në Klos

Shembja e kësaj rruge rrezikon të izolojë plotësisht dhjetëra familje në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë, në Klos.

Makinat e kanë të pamundur të kalojnë ndaj banorët detyrohen që ushqimet e çdo gjë që ju duhet t`i transportojnë vetë në krahë apo me kafshë.

Shqetësim është transporti i të sëmurëve.

"Lëre makinën se ajo nuk kalon më këtu, por puna është për të sëmurë, një urgjencë," thonë banorët.

Me dëmtimin e rrugës situata është vështirësuar edhe për lëvizjen e nxënësve të këtyre lagjeve pasi makina nuk futet për t’i marrë pranë banesave.

"Furgoni që i ka pas çuar nuk merr më asnjë fëmijë se nuk ka ku kalon.

Po të bjerë një shi, fëmijët bien në përrua e vdesin, i merr uji," thonë ata.

Shembja e rrugës ka rrezikuar edhe një banesë që ndodhet poshtë saj.

"Më ka rënë pranë shtëpisë. Shtëpia rrezikohet, burrin e kam të sëmurë e s'kam mundësi ta bëj vetë," thotë një banore.

Në të tillë situatë banorët ndodhen prej 10 ditësh por autoritetet lokale ende nuk kanë shkuar në zonë. Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për shkak se situata do të vështirësohet me hyrjen e stinës së dimrit.

Shembet rruga, izolohet fshati në Klos

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Shembet rruga, izolohet fshati në Klos

EMISIONET