IKMT u shemb shtëpinë/ Banesa prekej nga projekti i Unazës së Madhe, banorët përplasen me policinë

Andrea Sula dhe të afërmit e tij u përplasën fizikisht me forcat e policisë të enjten kur fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shkuan për t`i shembur shtëpinë.

Në mbështetje të aksionit të IKMT u rreshtuan forca të shumta të policisë përfshi edhe ato të ndërhyrjes së shpejtë.

Forcës së shtetit nuk i rezistuan gjatë, iu bindën urdhrit duke larguar nga shtëpia ato pak orendi të mbetura.

Në këtë  banesë në zonën e Shkozës që preket nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës kanë investuar mundin e një jete.

“Erdhi IKMT, presion. Më kanë terrorizuar, saqë kam hequr mbrëmë gjysmat e rrobave. Janë 3 kate shtëpi, kam gjithë djersën time. Nga kurbeti deri më sot këtë investim kam.”

E ndërtuar në vitet 2000 shtëpia u përjashtua nga procesi i legalizimit vetëm pak javë më parë. Andrea Sula thotë se është në proces gjyqësor me Aluiznin.

“E kam paguar 3 herë këtë tokë, me fatura me dokumenta. Dhe kam prit nga 2011 që nuk ka pasur asnjë projekt asnjë gjë, të gjitha janë legalizuar, prona ime jo."

Nuk është kundër projektit por kërkon strehim.

“Nuk kam punë as me qeveri as me politikë, kam punë me familjen time me djersën time.”

Në këtë zonë janë të paktën edhe 8 banesa të tjera që preken nga projekti. Banorët ende nuk janë njoftuar se kur do të dalin nga shtëpitë.

“Janë duke i terrorizuar njerëzi, çfarë të them më? Më keq ku të shkojë?”

“Çfarë na duhet jeta? Për çfarë jetojmë? Ka 50 vjet një ndërtesë me zor e bëmë."

Për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, projekt që ende nuk ka përfunduar, parashikohen të prishen me dhjetëra banesa në zonën e Shkozës dhe të Laprakës.

IKMT u shemb shtëpinë/ Banesa prekej nga projekti i Unazës

IKMT u shemb shtëpinë/ Banesa prekej nga projekti i Unazës

IKMT u shemb shtëpinë/ Banesa prekej nga projekti i Unazës

EMISIONET