Shemben 60 objekte pa leje, Çuçi: Ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëje përshesh nën hundën e shtetit

Shemben 60 objekte pa leje, Çuçi: Ka perënduar koha kur gjeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë me dije se në kuadër të aksionit "Bregdeti Ynë" gjatë verës janë shembur 60 objekte pa leje në në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë.

Çuçi: "Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “#BregdetiYnë”. Vetëm gjatë muajit shtator kur ky operacion rinisi pas sezonit veror, janë shembur mbi 60 objekte të ndërtuara pa leje apo në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë."

Më tej ministri shton se kush ka menduar që do të ndërtojë pa leje do të zhgënjehet sepse ka marrë fund koha kur gjeje shesh e bëje përshesh nën hundën e shtetit.

Çuçi: "Kush ka menduar se ishte thjesht një aksion, me siguri do të jetë zhgënjyer po aq sa ata që i ngritën këto objekte në shkelje të ligjit dhe tani duhet të përballen me pasojat. Do të pastrojmë të gjithë territorin e vendit, vijën bregdetare po e po siç nisëm në qershor, nga zaptuesit që duhet ta mësojnë njëherë e mirë se ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëje përshesh nën hundën e shtetit."

Çuçi tha se institucionet po bashkëpunojnë për evidentimin e objekteve pa leje në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare.

Çuçi: "IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim."

EMISIONET