Shella: Ka dyfishim dhe trefishim të kohëzgjatjes gjyqësore në çështjet e themelit që ankimohen në gjykatat e Apelit

Shella: Ka dyfishim dhe trefishim të kohëzgjatjes gjyqësore

Drejtori i Infoçip, Gerti Shella ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për sfidat në sistemin e drejtësisë dhe raportin e fundit të Infoçip ku nxorri në pah zvarritje procesesh dhe shkelje të afateve. Shella u shpreh se ka një dyfishim dhe madje trefishim të kohëzgjatjes gjyqësore në cështjet e themelit që ankimohen në gjykata e Apelit.

‘’Infoçip vlerësoi situatën e vonesave gjyqësore duke mbledhur dhe duka analizuar vendime të dhëna nga viti 2020 deri në 6 mujorin e parë të vitit 2023.

Nga të dhënat e analizuara ne vëmë re një dyfishim dhe madje trefishim të kohëzgjatjes gjyqësore në mënyrë të vecantë në cështjet e themelit që ankimohen në gjykatat e Apelit.

Këto cështje kanë marrë një vëmendje të posacme për shkak të rrethanës që përfaqësojnë në gjysmën e volumit të vendimarrjes në gjykatat e Apelit. Nuk kemi gjyqtarë për të caktuar tek gjykata e Apelit’’, tha ndër të tjera Shella.

 

EMISIONET