Shehi: Censusi është një domosdoshmëri, numri i minoriteteve ka rënë
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për censusin e popullsisë. Shehi theksoi se censusi është një domosdoshmëri dhe se duhet të jetë sa më i rregullt.
Sipas Shehit, numri i minoriteteve ka rënë dhe kjo shihet edhe në votime.
"Censusi ështënjë domosdoshmëri. Censusi duhet të jetë sa më i rregullt. Procesi të përfundojë sa më parë. Numri i minoriteteve ka rënë, vihet re edhe në votime.
Çështja Beleri mund të influencojë. Rëndësi ka saktësia dhe të evidentohen problematikat", tha ndër të tjera Shehi.
Shei foli edhe për rikthimin e basteve. Sipas Shehit, bastet nuk janë ndalur kurrë.
"Ligji do të legalizojë një situatë ekzistuese. Lojërat e fatit dhe bastet nuk janë ndalur kurrë", tha ndër të tjera Shehi.