Shehi: Basha e Berisha të gjejnë bashkëpunimin, ose të ndahet partia, më mirë se të rrihen me shkallë

Në një intervistë për Ora News, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se përplasja në PD është e tillë që duan ta përjashtojnë njëri-tjetrin në aspektin politik.

Ai tha se Berisha me mbështetësit e tij mund të dalin në një parti në vete, pasi nëse nuk ka rrugë kthimi, le të ndodhë, sepse është më mirë që PD të ndahet se sa të rrihen me bombola dhe shkallë.

Shehi: Përplasja në PD është e tillë që duan ta përjashtojnë njëri-tjetrin në aspektin politik. Në 8 janar pati edhe përplasje fizike që është një gjë e keqe për demokracinë tonë, por këta duan ta asgjësojnë njeri-tjetrin, gjë e cila nuk duhet të ndodhë, as marrja me dhunë, apo vendimi i Bashës për t’i përzënë nga partia deputetët. Ata mund të dalin në një parti në vete, gjë që nuk e uroj, por nëse nuk ka rrugë kthimi, le të ndodhë, sepse është më mirë që PD të ndahet se sa të rrihen me bombola dhe shkallë.

Uroj që të ketë një mundësi për tu ribashkuar, por jo si krushqi, por për një interes të përbashkët dhe kur kundërshtari politik është i përbashkët. Nëse nuk kapërcejmë mbi veten tonë, them pastaj që në kohë demokracia shumica prej nesh duhet të largohet.

Shehi shtoi se Lëvizja e Berishës ka një mbështetje popullore për shumë arsye; Berisha ka mbështetje vete dhe pastaj kanë inat me Bashës, si dhe nga mërzia që këtu nuk bëhet gjë prej vitesh, por kjo nuk është e mjaftueshme për të mundur Ramën.

Shehi: Lëvizja e Berishës ka një mbështetje popullore për shumë arsye; Berisha ka mbështetje vete dhe pastaj kanë inat me Bashës, si dhe nga mërzia që këtu nuk bëhet gjë prej vitesh. Kjo ka sjellë një rrymë brenda kampit opozitar. A është e mjaftueshme kjo për të mundur Ramën? Sigurisht që jo, pasi PD dhe opozita duhet të gjejë një frymë më të gjerë bashkëpunimi në një nivel më të lartë dhe të gjerë, edhe përtej kampit të PD-së. Nëse mbyllen tezat politike kush është më i mirë Basha apo Beriha, atëherë ia kemi bërë gati Ramës, është e kotë të diskutohet.

Shehi: Basha e Berisha të gjejnë bashkëpunimin, ose të

EMISIONET