“Shans i mirë’, zogu futet brenda studios së emisionit “Ora e Betit”

Një zog, ka hyrë në studion e emisionit ‘Ora e Betit’ në RTV Ora.

Teksa emisioni po transmetohej “Live”, zogu ka hyrë brenda studios, ndërkohë që të pranishmit kanë nisur të qeshin.

Gazetarja Beti Njuma,  e cila e ka vënë re ka thënë se nuk e di se si ka hyrë dhe nga ka hyrë, duke qenë se ka shumë korridore deri tek studioja.

Ndërkohë i ftuari, Arben Çeku ka thënë se është shans i mirë.

Arben Çeku: Është shans i mirë për fillimin e emisionit, urime.

EMISIONET