Shameti: Fajin për tragjedinë e PD-së e ka PS-ja, i ka vjedhur ideologjinë e djathtë, të kthehet te konservatorizmi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Sokol Shahmeti u shpreh se ajo që ka ndodhur me PD-në është një tragjedi.

Ai shtoi se faji duhet kërkuar te PS-ja në fakt sepse i ka grabitur territorin e vet ideologjik, pasi PS është sot një përfaqësuese e neoliberalizimit të djathtë.

Shameti: Kriza në PD, kjo që po ndodh është një lloj gjendjeje që nuk ka zot. Ajo që ka ndodhur me PD-në është një tragjedi. Faji duhet kërkuar te PS-ja në fakt sepse i ka grabitur territorin e vet ideologjik. PS është sot një përfaqësuese e neoliberalizimit të djathtë.

E ka bërë këtë kur ka qenë në pushtet. Votën e ka të majtë dhe qeveris si e djathtë. PD është si peshku pa ujë. Prandaj PD duhet të shndërrohej në një parti konservatore që duhet t’i bënte një opozitë neoliberalizmit që është në pushtet e kontrollon gjithçka.

EMISIONET