Shakaja që përfundoi në vdekje, polici qëlloi kolegun e tij pak para se të dilnin në shërbim

Shakatë e tepruara mes kolegëve policisë, njëri 1 vit e gjysmë në shërbim dhe tjetri 20 vite i ka kushtuar jetën këtij të fundit.

Ludjan Zaimi 25 vjeç dhe Çaush Saliasi, 55 vjeç do të dilnin së bashku në patrullë mbrëmjen e së martës.

Por teksa kanë mbaruar mbledhjen për shpërndarjen e detyrës, duket se batutat kanë vazhduar edhe në shkallë ku dhe i riu ka qëlluar kolegun plot gjashtë herë me pistoletë.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në hollin e komisariatit 3 në Tiranë, sapo efektivët kanë zbritur shkallët për të marrë mjetin e shërbimit.

Gjithçka ka ndodhur në pak minuta, ku kolegët kanë nxituar të transportonin në spital kolegun e plagosur rëndë.

Siç edhe shihet në këto pamje, kaosi ka pushtuar komisariatin, por shpresa për të mbajtur në jetë 55-vjeçarin është shuar rrugës për në spitalin e traumës ku ai ka ndërruar jetë

25-vjeçari është ndaluar menjëherë ndërsa në dëshminë e parë ka dhënë si argument bullizimin ku mësohet të jetë shprehur se zgjaste prej disa muajsh.

Pendimi pas aktit të rëndë duket se nuk i ka shërbyer, ndërsa Agjencia e mbikëqyrjes policore ka nisur të marrë në pyetje shefat e komisariatit dhe efektivët që ishin në mbledhjen e orëve të vona për shpërndarjen e detyrave.

Dëshmi do tu merren edhe bluve të tjera të këtij komisariati, teksa kamerat e vendosura brenda ambienteve dhe jashtë tij do të shërbejnë për një panoramë të plotë.

Shakaja që përfundoi në vdekje, polici qëlloi kolegun e tij

EMISIONET