Shabani: Sfida e partive të reja është mbajtja në Shqipëri dhe përfshirja në politikë e votuesve të lirë

Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani, thotë se kriza më e madhe në Shqipëri është përceptimi që opinioni ka për politikën se të gjithë janë njësoj.

Në "Ora e Betit", në Rtv Ora, Shabani thotë se sfida e subjekteve të reja politike është mbajtja në Shqipëri dhe përfshirja në politikë e asaj pjesë që konsiderohet si elektorati gri.

Endri Shabani: Pjesa më e madhe aktive politikisht janë të lidhur me interesa me partitë politike, janë militantë që jeta e tyre ndikohet nga partitë politike. Pjesa tjetër që janë votues të lirë nuk ndjekin televizor, nuk ndjekin politikë dhe nuk votojnë. Sfida kryesore është që këta njerëz ti mbajmë në Shqipëri dhe ti përfshijmë politikisht. Është kollaj të themi Berishën e votojnë njerëzit, Ramën e votojnë njerëzit. Kjo është amnistia më e madhe që mund ti bësh Ramës. Ata që e votojnë jo të gjithë janë njerëz të lirë. Një pjesë janë militantë, një pjesë tjetër nuk janë të lirë ekonomikisht dhe fizikisht.

EMISIONET