Shabani: Rama ka minuar reformën në drejtësi, të shkarkuarit nga Vettingu të procedoheshin penalisht

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu Endri Shabani u shpreh se tendenca e Ramës ka qenë për ta minuar procesin e reformës në drejtësi

Ai tha se gjyqtarët e prokurorët jo vetëm duheshin shkarkuar, ata duhet të ishin proceduar edhe penalisht sepse kanë bërë krime.

Shabani: Unë besoj se tendenca e Ramës ka qenë për ta minuar procesin e reformës në drejtësi, në mënyrë që të mos ketë pengesë në abuzimin që ai bën me pushtetin. Mjafton që ta paralizosh sistemin e drejtësisë, gjë që ka ndodhur sepse Rama ka qeverisur për 2 sisteme pa Gjykatë Kushtetuese apo pa gjykatë të Lartë e Administrative.

Unë jam i bindur që ata gjyqtarët e prokurorët jo vetëm duheshin shkarkuar, ata duhet të ishin proceduar edhe penalisht sepse kanë bërë krime.

EMISIONET