Shabani: I zhgënjyer me reformën në drejtësi, Vettingu i politikanëve i domosdoshëm

Shabani: I zhgënjyer me reformën në drejtësi, Vettingu i

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu Endri Shabani tha se qartazi është i zhgënjyer me reformën në drejtësi.

Ai tha se një vetting në politikë do të ishte një domosdoshme, por mund të ndodhë të mos arrihet asgjë nga ky proces.

Shabani: Jam qartazi i zhgënjyer me reformën në drejtësi. Ne kemi dërguar një çështje në SPAK, por që nuk është hetuar akoma. Ne nga jashtë çuam mjaftueshëm prova që të fillonte hetimi. Ka mundësi që të nisë një vetting i politikanëve dhe të mos ndodhë sërish asgjë.

Do të ishte shumë mirë dhe është i domosdoshëm. Mjafton të shkosh në disa vende me vila, ose në vijën bregdetare, sepse qartazi këta kanë krijuar një klasë të veten sociale dhe janë rrethuar me roje. Është shumë kollaj që t’ua bësh Vettingun këtyre.

 

 

EMISIONET