Shabani: Ai që do të kapët duke shitur votën i duhet hequr e drejta për të votuar

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh se ai që do të kapët duke shitur votën i duhet hequr e drejta për të votuar.

Shabani: Po vazhduam kështu Rama do t'i vjedhë sërish votat, prandaj unë mendoj se ndërhyrja duhet të jetë sistemike. Sistemi zgjedhor është një sistem që vendos barazinë mes palëve dhe Rama me gjithë grupet kriminale nuk do të qeveriste dot.

Duht të insistojmë për votimin e Diasporës që janë po aq sa ka shqiptarë këtu brenda dhe ata nuk mund t'i manipulosh dhe blesh. Për mua manipulimi më i madh është para ditës së votimit, më para dhe intimidim. Nëse kemi fletë votimi me emra, Balla mund të marrë shumë vota, por mund të marrë edhe dikush tjetër.

Ai që do të kapët duke shitur votën i duhet hequr e drejta për të votuar. Një pjesë shumë e madhe është shkëmbim me para. Tu hiqet e drejta për të votuar se kanë bërë një shkelje penale dhe kanë abuzuar me të drejtën e tyre edhe në kurrizin tonë.

EMISIONET