Sërish zjarr në mbetjet urbane në Vlorë, dy zjarrfikëse në terren për shuarjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 21:57
Këtë të enjte ka rënë sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.
Zjarri ka me shumë se 30 minuta që është shfaqur në një sipërfaqe të madhe.
Dy automjete me zjarrfikës ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit, edhe pse ka pas reshje shiu zjarret në fushën e mbetjeve janë evidente, duke krijuar jo pak shqetësim për banorët por dhe për vetë punonjësit e zjarrfikësve.