Selfie me Berishën. Kryetari i PD-së trendi mes fëmijëve, të gjithë duan foto me të. Shikoni videon

Të shumtë ishin fëmijë, adoleshentë dhe të rinj që kërkuan të bëjnë foto me kryetarin e PD-së Sali Berisha i cili sot paradite vizitoi panairin e Librit.

Ata ndalojnë kryetarin dhe bëjnë selfie.

Shikoni videon.

Po çfarë librash bleu kryetari i PD-së?

Gazetarëve u bëri të qartë se nuk pranoi libra dhuratë.

I mora disa, bleva disa, bleva pa diskutim. Këtu në panair pati mjaft që donin të dhuronin. Në panair librat blihen, nuk merren dhurata në panaire. Kam blerë një botim të plotë të bibliotekës Françeskane të Anton Patër Harapit, kam blerë libra të shkrimtarit tim të dashur, Markez, kam blerë libra për fëmijë, për nipin tim dhe një seri librash.

Mora një libër të një ish-shoqes time në vitet e para të fakultetit, Ana Cohen. Ana është një mjeke në fakt, por që është edhe shkrimtare tani, me origjinë hebreje nga Vlora, por në Nju Jork ajo u shndërrua në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare dhe një avokate e vërtetë e shqiptarëve dhe prandaj mora libri e saj për të lexuar se çfarë ka.

Selfie me Berishën. Kryetari i PD-së trendi mes fëmijëve,

Selfie me Berishën. Kryetari i PD-së trendi mes fëmijëve,

EMISIONET