Selenicë, makina me shpejtësi "hedh" mjetin para në kanal, plagoset drejtuesja
Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Selenicës, në afërsi të kthesës së Armenit.
Mësohet se një automjet, si pasojë e shpejtësisë së lartë ka goditur nga pas një makinë tjetër dhe për pasojë kjo e fundit ka përfunduar në kanal.
"Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Armen, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin I. C., 36 vjeç, është përplasur me një automjet tip "Nisan" me drejtues shtetasin A. A., 51 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar pasagjeria e këtij mjeti, shtetasja M. A., 43 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.