Ju sekuestruan 2 milionë euro pasuri, 55-vjeçari u ekstradua në Itali në mars të këtij viti

Pasuritë e 55-vjecarit, Kristaq Mahmutaj, me vlerë dy milione euro janë sekuestruar me udher të prokurorisë së Tiranës pas hetimit pasuror të nisur ndaj tij. Pronari i aseteve është akuzuar në Itali për vjedhje dhe trafik droge ndërsa organi i akuzës tha se pasuritë do të konfiskohen në rast se nuk provohet burimi i tyre i ligjshëm.

Një numër pasurish me vlerë rreth 2 milionë euro u sekuestruan me urdhër të prokurorisë së Tiranës pasi dyshohet se janë fitime të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Asetet mësohet se i përkasin shtetasit Kristaq Mahmutaj, i cili u arrestua më datën 15 mars 2021, dhe u ekstradua drejt Italisë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafik droge”.

Pas ekstradimit të shtetasit të dënuar, policia ka nisur hetimin pasuror për asetet që ai dispononte në Shqipëri ndërkohë që në operacionin e koduar me emrin Milano dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2.000.000 euro.

Konkretisht një ndërtesë katërkatëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (ara), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe.

Po ashtu sipas prokurorisë vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Nëse këto prona nuk justifikohen më të ardhura ligjore atëherë prokuroria tha se do ti konfiskojë pasuritë e 55-vjeçarit Kristaq Mahmutaj si asete me burim kriminal.

EMISIONET