Sekuestrohen drogë, armë dhe para, katër të arrestuar në Fier e Lushnje

Katër persona janë arrestuar në Fier e Lushnje për vepra të ndryshme penale teksa janë sekuestruar armë zjarri, drogë, fara kanabis dhe shuma parash. Vihen në

Në Lushnje, pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Kongresi", një shtetas i kishte marrë çantën me para shtetasit Ç. S. dhe ishte larguar, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe si rezultat i vlerësimit maksimal dhe angazhimit profesional u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur, duke vënë para përgjegjësisë penale autorin e dyshuar. Shtetasi Fation Blliku, 29 vjeç, banues në Lushnjë, u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", së bashku me shumën e parave të vjedhura.

Po nga këto struktura u kap shtetasi i shpallur në kërkim Gabriel Marra,21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 13.12.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Kanosja", "Heqja e paligjshme e lirisë" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtje pa leje". Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan fara cannabis sativa.

Në Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe një armë zjarri, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në oborrin e banesës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elidon Myftari,29 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurjan, Roskovec, u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin Adimir Çobo 26 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuar fidanë kanabis. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET