Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet me Kryeministrin

Me 13 korrik Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sërish drejt Brukselit, por tashmë jo  për integrimin, por për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Pak ditë më parë Rama bëri publike edhe propozimin e qeverisë shqiptare për instalimin e një bazë ushtarake të aleancës euroarlantike në portin e ri të Durrësit, e cila sipas tij ka ngjallur jo pak interes por edhe vullnet për të biseduar.

Sipa kreut të ekzekutivit në portin e ri që do të jetë në Porto Romano, përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një bazë ushtarake.

Eksperët shqiptarë në bashkëpunimin me ato të NATO-s do të parashtrojnë edhe projektin në detaje për të vijuar më pas edhe me hapat konkret në terren. Por përveç bazës ushtarake të NATO-s në Durrës pjesë të diskutimeve mes kryeministrit shqiptar dhe sekretarit të përgjithshëm të alenacës do të jetë edhe lufta në Ukrainë.

Në fund të takimit është parashikuar edhe një konferencë për shtyp të dy zyrtarëve.

 

EMISIONET