Sejko në takim më Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri: Pasiguri në tregjet financiare dhe pengesa në zinxhirët e furnizimit
Guvernatori i Bankës së Shqipëris Gent Sejko gjatë një takimi me , Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Álvaro Renedo Zalba theksoi se rritja e shpejtë e çmimeve dhe paqartësia mbi kohëzgjatjen dhe pasojat e konfliktit të armatosur Rusi-Ukrainë, kanë shtuar pasiguritë në tregjet financiare dhe kanë krijuar pengesa të reja në zinxhirët e furnizimit.
Më tej, ai shtoi se si përgjigje ndaj këtyre sfidave, fokusi i politikave ekonomike në vend po orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, dhe se do të kërkojë rishikimin në vazhdimësi të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare, si një parakusht për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit tonë.
Rritja e çmimeve në tregjet botërore, ngadalësimi i pritur i ekonomisë në Eurozonë, si dhe frenimi i fuqisë blerëse të familjeve, rrjedhimisht do të ndikojnë edhe në ecurinë e inflacionit dhe rritjen ekonomike të vendit tonë.
Gjatë takimit Sejko falënderoi Zalban për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, duke vlerësuar shkëmbimet tregtare me Spanjën si dhe duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Spanja ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.