Scholz: Ballkani Perëndimor ka punuar fort. Detyra për ne që integrimi të realizohet

Scholz: Ballkani Perëndimor ka punuar fort. Detyra për ne që

Në nisje të samitit të BE kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar fort deri më sot.

"Gjëja më e rëndësishme është që ne sot jemi bashkë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të bëhen anëtarë të mirëfilltë të BE-së.Ata kanë punuar fort, kështu që është detyra jonë që integrimi të jetë diçka që do të realizohet."

 

Edhe Eurokomisioneri për zgjerim ka bërë thirrje sot për të pranuar kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim.

Çfarë po ndodh në Bruksel?

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Më vonë gjatë ditës, zhvillohet edhe takimi i Këshillit Evropian.

Pasi pritet që Ukrainës dhe Moldavisë në samitin e BE-së t’u ndahet statusi i kandidatit, disa liderë kanë bërë thirrje që të mos harrohen vendet e Ballkanit Perëndimorë, të cilat edhe pse janë në faza të ndryshme të integrimit në BE, janë duke ngecur për vite.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë peng i vetos Bullgare.

Në të dyja këto takime pritet të diskutohet për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, për idenë e krijimit të një Bashkësie Politike Evropiane, ndërsa disa liderë kanë paralajmëruar se do ta përmendin në diskutime edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

EMISIONET