Satelitë edhe për bujqësinë? Kreu i sindikatës pyet Ramën: Si mund të kontrollojnë satelitët cilësitë e inputeve?

Fermerët e Myzeqesë kërkojnë mbështetjen e shtetit për të cilën deri sot ata e shohin ‘inekzistente”  Ata thonë se rrezikojnë falimentin dhe paketa fiskale e 2022 do bëjë që tregtarët të shkojnë tek produktet jashtë dhe jo tek produkti i fermerit shqiptar.

Po si e komentojnë deklaratën e Ramës se për bujqësinë do të vihen në dispozicion dhe satelitët që Shqipëria pritet të çojë vitin e ardhshëm në hapësirë?

Ora News: Kryeministri Edi Rama tha se do të jenë këto satellite që do të garantojnë cilësinë e produkteve. Si e komentoni?

Kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduard Sharka: E pakuptimtë. Si mund të kontrollojnë satelitët cilësitë e inputeve. Pasi cilësinë e inputeve mund të garantohet përmes laboratorëve të akredituar. Kjo është kërkesa. Të pajiset Myzeqeja me laboratorë inpute. Cfarë cilësie ka fare.

Kërkojmë orinetim për fermerët pasi jemi në amulli totale. Fermerët ndjekin instiktet e tyre kur mbjellin, askush nuk I orienton për tregun.

Dëgjova kryeministrin pse fermeri mbjell mollë straking, po fermeri nuk ka logjistikë të bëjë studim fizibiliteti tregut të rajonit e më pas të nxjerrë çfarë duhet të mbjellë. Këto janë detyra të ministrisë së Bujqësisë dhe nxjerr detyra për drejtoritë e Bujqësisë që janë inactive. Fermerit nuk i shkel tek ferma asnjë agronom.

Fermerët protestuan sot para Kuvendit ku po diskutohet paketa fiskale 2022.

Më 21 nëntor 2021 Rama deklaroi: Sot bota e kontrollon cilësinë e garancinë e produktit me satelit dhe jo inspektorë. Ky është një tjetër component që do mbulojnë satelitët tanë.

 

 

 

EMISIONET