Makina del nga rruga në Qafë Muzinë, hunb jetën 50 vjeçarja. Aksident dhe në Koplik
Një 50 vjeçare humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë në Qafë Muzinë të Sarandës. Në 24 orët e fundit, 2 persona mbetën viktima të aksidenteve që përgjakën rrugët pas reshjeve të shiut..
Etleva Bejko, 50 vjeçe humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga në Qafë Muzinë të Sarandës, dhe përfundoi në një greminë
Ajo mori plagë të rënda dhe për pasojë ndërroi jetë brenda mjetit i cili nga përplsaja e fuqishme u shndërrua në një grumbull hekurishtesh.
50 vjeçarja nënë e një djali mësohet se prej 25 vitesh jetonte në Greqi dhe kthehej për të vizituar të afërmit në Markat të Konispolit
Një pjesë të udhëtimit që nuk e mbaroi kurrë ajo e transmetoi live në profilin e saj në rrjetet sociale.
Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 11 30 minuta, ndërsa paraprakisht dyshohet se një prej shkaqeve ishte lagështira e krijuar në rrugë pas reshjeve të shiut në jug të vendit.
50 vjeçarja ishte viktima e dytë në harkun e 24 orëve në rrugët e vendit.
Mbrëmjen e së enjtes një 38 vjeçar humbi jetën në rrethana të ngjashme në Malësi të Madhe.
Martin Lulaj po udhëtonte me makinën e tij kur pranë rrethrrotullimit të Koplikut mjetit përfundoi jashtë rrugës.
38 vjeçari mori plagë të rënda dhe për pasojë ndërroi jetë rrugës për në spital.
Kushtet atmosferike dhe mungesa e ndriçimit në rrugë, dyshohet se ishin faktorë që i riu humbi kontrollin e mjetit, por ekspertët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.
134 persona kanë humbur jetën nga Janari në tetor në aksidente rrugore ku janë përfshirë 1,362 qytetarë.
Shpejtësia e lartë dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore janë ndër arsyet kryesore, krahas problematikave që kanë disa rrugore nga jugu në Veri.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.