Saranda çel sezonin turistik

Bulevardi i Sarandës ka ndryshuar pamjen këtë të shtunë, për festën e hapjes së sezonit turistik. Fundjava dhe moti i mirë kanë bërë që qytetit bregdetar t'i bashkohen turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"E dashurojmë Sarandën. Është hera jonë e dytë këtu. E kemi vizituar edhe para pandemisë. Është bukur të kthehesh pas kësaj kohe. Këtu ka gjithçka për këdo, kulturë, moderne, ushqim të mirë pije," ka thënë një turist.

Saranda çel sezonin turistik

Gjatë ditës, qytetarët dhe pushuesit kanë shijuar shoë-n e makinave retro, teksa mbremja do të rezervojë koncert dhe ekspozita kulturore e kulinare.

"Një ditë shumë e gëzueshme këtu sot. Show i makinave është shumë argëtues. Ka kaq shumë njerëz; një mot të mrekullueshëm. Nuk mund të ishte më mirë," shprehet një turist.

Saranda këtë vit shpreson të rregjistrojë sezonin e saj më të mirë turistik. Harta gjeografike e pushuesve është zgjeruar dhe mbërritja e tyre ka ndodhur më herët se vitet e shkuara.

EMISIONET