Samiti i Ballkanit, Kurti: BE nuk është Evropë pa u kompletuar me 6 vendet e rajonit

"Mu desh të shkëputesha një çikë meqenëse isha dhe një konferencë tjetër rajonale në Selanik."

Nisja e dialogut Serbi-Kosovë është paraprirë nga diskutimi në Tiranë i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Prezenca e Albin Kurtit në tryezën e Samitit të Berlinit ka sjellë jo pak vëmendje, teksa kreu i qeverisë së Kosovës ka theksuar dhe njëherë njohjen e pavarësisë si dhe zgjerimin e BE-së.

Kurti: Duke konstatuar për 6 shtetet e Ballkanit Evropian janë në Evropë, Bashkimi Evropian nuk është ende Evropë sepse nuk është i kompletuar pa u anëtarësuar edhe 6 vendet tona. Natyrisht që Kosova e ka pozitën më të vështirë për shkak se ende nuk kemi as liberalizim të vizave. Kosova është shteti më pro-evropian në Evropë dhe jemi të vendosur për t'i zbatuar reformat to na të shumëfishta. Njohja nga Serbia do të krijonte situatën në të cilën jo vetëm Kosova e Serbia por të gjitha vendet do të mund të bashkëpunonin më shumë.

Kurti nuk ka ndryshuar mendim sa i përket Minishengenit, por shton se lëvizja e lirë e propozuar në këtë tryezë ka ndryshim.

Kurti: Nuk ka më ‘mini-Shengen’, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo iniciativë ka qenë më shumë e lidhur me Novi Sadin sesa me Shengenin sepse aty ka nisur.  Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga Procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera.

Kurti nga ana tjetër ka shtuar se nuk ka pasur diskutim me kryeministrin Rama.

EMISIONET