BE kërkon heqjen e kufijve në rajon me 30 mld euro investim, Rama thumbon për negociatat e Covid: Ju pritëm pa maska

30 miliardë euro do të japë Bashkimi Evropian për të krijuar një treg të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Deklarata është bërë nga Komisioneri për Zgjerimin, menjëherë pas takimit me 6 krerët e shteteve mes tyre dhe Albin Kurti dhe  Ana Brnabic. Në konferencën e përbashkët, kryeministri Rama nuk i kurseu ironitë mbi BE-në sa i përket çeljes së negociatave të integrimit.

Krerët e Ballkanit Perëndimor janë ulur sot në një tryezë të rrumbullakët në prezencë të Komisionetit të Zgjerimit,  Olivér Várhelyi.

Tensionet për dialogun nuk kanë ndaluar që në diskutime të jenë si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti por dhe e Serbisë Ana Brnabic.

Duket se në kompensim për hapjen e negociatave të integrimit, Bashkimi Evropian ka vendosur të investojë në Ballkan përmes asaj që njihet si Procesi i Berlinit.

Pas takimit ishte Várhelyi. ai që deklaroi dhe miratimin e fondit për të krijuar tregun e përbashkët mes vendeve të rajonit.

"Pothuajse 30 miliardë euro në formë investimesh që do të vijnë në rajon."

Krijimi i këtij tregu do të japë më shumë mundësi për rritjen ekonomike.

"Të lëvizin me letërnjoftime, karta identiteti, njohja e diplomave, heqja e lejes për punë, përfshirë edhe tregtinë online ose atë që njihet si e-tregtia".

Kryeministri Edi Rama edhe një herë e drejtoi gishtin te problemet e BE-së për procesin e integrimit, por nuk nguroi të deklaronte se në Shqipëri beteja me Covid është e fituar.

"Ishte një kënaqësi sepse më në fund takimi nuk ishte virtual, edhe komisioneri, edhe delegacioni nga Brukseli ndihet mirë që maskat nga Brukseli i hoqi në Tiranë."

Pavarësisht shifrave në ulje, lëvizja drejt vendeve të BE mbetet e kufizuar, por pyetjes së gazetarëve Rama i përgjigjet sërish te kushtëzimet e vetë BE.

Ndërsa Várhelyi nënvizoi rëndësinë që ka vendimi i çdo vendi.

"Në oborrin tonë ne jemi në rregull, jemi më mirë se ata ne nga ana e situatës shëndetësore por në oborrin e tyre flasin këta" tha Rama.

"U kam bërë shteteve anëtare një rekomandim sepse kjo si kompetencë dhe përgjegjësi është e shteteve anëtare."

Diskutimi në Tiranë vjen vetëm dy javë nga takimi i pritshëm i vendeve anëtare të BE që do të shqyrtojnë mundësinë e nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

6 përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor diskutuan mbi realizimin e projekteve të përbashkëta.

EMISIONET