E patë? Kryeministri i Luksemburgut kërceu "Taki Taki" Macron këndoi "La Traviatën"
Qeveria ishte kujdesur në detaje që liderët e Bashkimit Europian të ndihen mirë gjatë samitit të BE-së dhe Liderëve të Ballkanit Perëndimor mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë. Një ngjarje kjo e rëndësishme jo vetëm për Tiranën por dhe për faktin se për herë të parë një samit i tillë mbahet në një vend jo anëtar i BE-së.
Rrugët ishin dekoruar me flamujt shqiptarë dhe të BE-së të ndërlidhur bashkë në një fjongo, ndërsa liderët e BE-së parakaluan një tapet të kuq përpara se të hynin në ambientet ku do të mbahej samiti.
Edhe për foton familjare organizatorët ishin kujdesur që edhe në ato momente që zakonisht zgjasin vetëm 5 minuta,- koha për shkrepjet e aparateve fotografike - liderët e BE-së të shplodheshin duke shijuar një shfaqje artistike ku ndërthureshin tre brezat por tradita, klasikja dhe e reja.
Në Sheshin "Italia" kishte nga ata liderë që ruajtën staturën e seriozitetit të kësaj ngjarjeje, disa duartrokitën, iu kthye buzëqeshja në fytyrë apo me telefonin e tyre fokusuan disa nga momentet e valles popullore, dhe vallen e Rugovës
Kishte dhe të tjerë, si presidenti i Francës Emanuel Macron që këndoi nën zë “La Traviatën” e Verdit.
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, duket se e ka shijuar më shumë, sidomos kërcimin e vajzave të vogla nën tingutj e "DJ Snake" - Taki Taki ft. Selena Gomez, Ozuna, Cardi B.
Në një moment ai kërceu, madje ftoi dhe mikun e tij kryeministrin e Holandës Mark Rute t’i bashkohej këtyre momenteve të argëtuese.
Edhe në fund të ceremonisë kryeministri Bettel nuk la pa i treguar kryeministrit Rama se i kishte pëlqyer ajo surprizë, si sjellje kortezie edhe pritjes që Rama i bëri duke iu ulur në gjunjë atij në fillim të samitit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pyetjes pse u zgjodh Tirana që të zhvillohej Samiti i BE-së iu përgjigj se ishte vendi i duhur, sinjal për Ballkanin Perëndimor se nuk jeni vetëm.
Edhe Kryeministri Edi Rama, si pritësi i samitit e quajti “një moment historik dhe shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi të faktit që Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.