S'ka çelje negociatash, Rama në konferencë: Më vjen keq për BE, shpresoj t'i ndihmojmë
Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete.
Kryeministri Edi Rama shprehu "keqardhjen e thellë për BE.Më vjen keq për ta, shpresoj ti ndihmojmë”
"Mishel na tha se kishim 3 minuta kohë. Ata nuk mbajtën fjalën. Tre minuta nuk ishin mjaftueshëm. U thashë që ndihesha mirë e keq me ta, sepse jemi europianë dhe duam të gjendemi mes europianëve. Kjo është e mirë por ndihesh keq, sepse ende ne nuk mund të ndihemi si europianë por si miq në një shtëpi të ndarë"
Rama e quajti shumë shqetësuese faktin që as sulmi I pandemisë dhe as lufta kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjike globale nuk mundi ti bashkojë.
“Prandaj ç’të bëjmë?! Ne kemi shumë për të bërë. Nga njëra anë ne bëmë për të mbështetur idenë e presidentit francez Macron"