"Sallon luksi" në Itali: Me xhiro biznesi 8.5 milionë euro, evazion fiskal 1.5 mln. Një shqiptar pjesë e bandës që shisnin makina luksi

"Sallon luksi" në Itali: Me xhiro biznesi 8.5 milionë euro,

Autoritetet e Guardia di Finanza të Trevizos informojnë mbylljen e operacionit të koduar "Sallon luksi" i cili çoi në ekzekutimin e urdhër ndalimeve ndaj 7 personave.

Ata janë në hetim me akuzën e pjesëmarjes në aktivitet kriminal, shitje e falsifikim dokumentash të rreth 500 automjetesh me prejardhje europiane, me një xhiro biznesi 8.5 milionë euro e evazion fiskal me vlerë 1.5 milionë euro.

Shtatë anëtarët e kësaj bande kriminale, 2 italianë, 4 rumunë e 1 shqiptarë tregtonin me çmime mjaft të leverdishme, në dëm të tregtarëve të ndershëm, automjete lluksoze të përdorura  duke deklaruar se c'doganimi i tyre është bërë në Belgjikë, Gjermani, Francë e Spanjë, për  të evituar taksimin në Itali, raporton Ora News 

Por e vërteta ishte se dokumentacioni i automjeteve ishte falsifikuar përmes një zyrë praktika shitje blerje makinash në Trevizo.

"Sallon luksi" në Itali: Me xhiro biznesi 8.5 milionë euro,

Automjetet tregtoheshin përmes tre salloneve shitje në Trevizo e me klientë në territoret Venezia, Vicenza, Padova, Belluno, Pordenone, Udine, Bolzano, Latina, Palermo e Catanzaro.

Sipas Guardia di Finanza italiane evazioni fiskal në dëm të shtetit italian kap vlerën e 1.5 milionë euro, informon Ora News

Hetimet e këtij operacioni kanë verifikuar se ky aktivitet i paligjshëm ka nisur qysh më vitin 2015.

Investigimet e financës italiane kanë vërtetuar jo vetëm paligjshmërinë penale të të arrestuarve me dëm  për shtetin italian, por dhe dhunim të normativës fiskale së qarkullimit të parave cash.

Janë identifikuar 64 raste shkelje me klientë të cilët janë lejuar të paguajnë me para në dorë automjetet lukoze, të blera në tre sallone shitje në Trevizo, gjoba ndaj të cilëve arrin në 4.867.000 Euro.

Ndaj 7 personave të hetuar, mes të cilëve dhe një shtetas shqitpar, është lëshuar urdhëri i sekuestrimit paraprak me vlerë 500 mijë euro.

EMISIONET