Salianji llogari Çuçit për ndërtimet pa leje dhe krimin në vend: Ka ndonjë zyrtar të arrestuar?

Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka kërkuar "llogari" ministrit të Brëndshëm Blendi Çuçit me planet dhe kapacitetet që ka qeveria për të luftuar kriminalitetin në vend.

"A ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin, nëse po cili.

Ka një objektiv të shkruar që duhet të punojë, masat e marra nga qeveria për të ndryshuar gjendjen e krimit të organizuar.

A ka ndikuar dështimi i OFL dhe Vettingut për t’i dhënë krah krimit?

Ju keni deklaruar se drejtori i policisë u shkarkua për mosarritjen e objektivit, policia eshte treguar e paaftë të ndërhyjë te njerëzit që kanë lidhje me pushtetin.

Sa është numri i subjekteve të konstatuara që kanë kryer ndërtime të paligjshme apo e kanë shkelur ligjin, na vini listën e plotë të këtyre subjekteve, sa është numri që IKMT ka referuar në prokurori për ndërtimet pa leje.

A janë marrë masa apo kallëzuar penalisht zyrtare për kanë shkelur ligjin”, tha Salianji.

EMISIONET